Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka uruar kryeministrin e ri të Greqisë, Qirjako Mitsotakis, i cili fitoi një ditë më parë bindshëm në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, ish-ministri Bushati thekson rolin e rëndësishëm të Greqisë në integrimin evropian të rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Më tej Bushati falënderon dhe ish-kryeministrin Aleksis Tsipras dhe ish-ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias, që sipas tij, ndihmuan në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje, por edhe në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, përmes marërveshjes së Prespës.

“Urime Mitsotakis dhe Demokracia e Re për fitoren. Si anëtare me përvojë e BE, Greqia ka një rol të rëndësishëm në integrimin evropian të rajonit tonë. Besojmë se lidhjet do të forcohen më tej në dobi të vendeve dhe popujve tanë. Mirënjohje për Tsipras dhe Nikos Kotzias, të cilët ndihmuan në përmirësimin e marrëdhënieve dhe kanë sjellë stabilitet shumë të nevojshëm në Ballkanin Perëndimor përmes marrëveshjes së Prespës”, shkruan Bushati.

Bushati
Bushati

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb