TIRANË

Analisti Andi Bushati është pro zgjedhjeve të parakohshme pa Edi Ramën Kryeministër. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Bushati tha se nga të gjithë është thënë se prioritet për Shqipërinë është reforma në drejtësi, por që kjo reformë të ruhet e pastër nën trysninë e një pushteti autoritar duhet që të hiqet ky pushtet.

Analisti i njohur tha se Edi Rama është i vetmi politikan i lartë që nuk ka dhënë dorëheqjen asnjëherë në 21 vite.
“Ne duhet të dimë se cilat janë prioritetet e Shqipërisë. Po na thuhet që prioritet i prioriteteve është reforma në drejtësi. Në vizionin tim kjo reformë në drejtësi me institucionet e zgjedhura po tregon se është një reformë që po pëson trysninë e ndikimin e një pushtetit autoritar. A kemi objektiv një reformë të pastër, atëherë hajde heqim pushtetin autoritar. Të shkohet drejt një qeveri teknike, me një program të caktuar dhe pastaj të shkohet në zgjedhje.
Shqipëria është futur në ngërç. Nuk njoh një politikan tjetër të lartë që nuk ka dhënë dorëheqjen, me Fatos Nano, me Sali Berisha. Kemi një politikan si Edi Rama që ka 21 vjet në pushtet dhe nuk jep dorëheqjen”, deklaroi Bushati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb