Analisti Andi Bushati i ftuar në studion e rubrikës “Opinion’ në “Neës 24” tha se fjala e sotme e Ilir Metës ishte nga pozita e fitimtarit.

Bushati theksoi se Meta sot ishte i ftuar, pasi Rama nuk u votua nga shqiptarët më 30 qershor. Ai nënvizoi se Meta nuk kishte aspak ankth, pasi shqiptarët refuzuan masivisht kryeministrin.

“Nuk mendoj se Ilir Meta mendon se do të ketë zgjedhje të përgjithshme më datë 13 apo të ketë konsensus mes palëve. Gjithë atë që tha Meta mu duk si reagim nga pozita e forcës. Meta mendon se ka realizuar objektivat e tij. Shqiptarët shkuan shumë pak në votime, duke iu bindur dekretit presidencial. Në zgjedhje më datë 30 qershor kanë shkuar vetëm socialistë. Të gjithë të tjerët nuk kanë shkuar. Ankthi i Metës ka qenë nëse do kishte shkuarje masive në votime.

Pjesa që nu janë me PS nuk iu përgjigj Edi Ramës. Sot Meta foli në pozitat e fuqisë dhe të fituesit. Ai ndryshoi tonin edhe me kryeministrin, që e quajti humbës, thellohu i tha etj. E gjithë deklarata e Metës ishte e folura nga pozita sipërore në raport me humbësin”, tha Bushati.

Andi Bushati vleësoi se populli shqiptar e braktisi Ramën më 30 qershor, ndërsa në votime dolën vetëm socialistët.

“Maxhoranca mund të bëjë sa të dojë hahah, por gjatë gjithë kësaj kohe që vendi ka pasur përplasje dhe tensione, Meta ka pasur diskurs të njëjtë. Ai vetëm ka thënë se Meta dhe Monika Kryemadhi kanë frikë nga reforma në drejtësi, janë kazanë etj. Rama thoshte se shqiptarët kanë braktisur rrugën e Saliut, të Monikës etj. Por 30 qershori tregoi se edhe me shantazh, socialistët nuk kaluan asnjë votë nga ata që kanë pasur. Populli i opozitës nuk votoi. Nuk doli deklarata e Ramës se duhet të votojnë edhe demokratët, nuk votuan opozitarët. Nëse një pushtet vjedh me Avdylajt dhe thotë punë e madhe, nëse vjedh dhe thotë punë e madhe, atëherë del se ndaj këtij pushteti duhet marrë armë. Atëherë këtu jemi në pozitat që ose pranojmë diktaturën ose do ketë ndryshim. Kemi në pushtet pakicë, që mbyt pjesën më të madhe të shqiptarëve, vazhdon t’i çojë shqiptarët refugjatë në Itali e Gjermani”, u shpreh Bushati.

 Për Bushatin, kishte ndonjë rast që Meta e tejkaloi kostumin opozitar.

“Meta kaloi kostumin presidencial në disa herë. Kuptojnë se çfarë absurditeti kemi, sa presidenti lëshon dekret dhe ngrihet Rama me 5 banditë e thotë nuk e njohim. Kaq është diktatura. Përvec Metë, të gjithë shqiptarët duhet të kenë frikë”, tha ai.

Sipas Bushatit, jemi në pikën që ëhsiptarët ndihen të pështirosur nga regjimi.

“Ka ndarje. Rama thotë fitore se mora votat e mia, kurse Basha thotë se kam 85 përqind. Nuk do të thotë se njerëzit që nuk dolën janë bastione të Berishës, të Monës apo opozitarëve. Njerëzit kanë respekt për veten dhe nuk votuan për një palë votime ku ka vetëm një parti politike. Vota e 30 qershorit u trajtua si plumb për armikun. Njerëzit nuk dolën sepse e panë se këtu po instalohet një diktaturë. Njerëzit e kuptojnë rrezikun. Italianët nuk reaguan ndaj Musolinit. Gjermanët nuk reflektuan ndaj Hitlerit.

Detyra jonë është të hapim sytë se po shkohet drejt një regjimi. E pranojmë, e duartrokasim, por ta shohim me dyshim. Jetët tona afektohen nga ajo që ndodh në Shqipëri.  Përplasja më e madhe mund të jetë që Xhelal Mziu të dojë të mos lëshojë bashkinë. 30 qershori tregoi se masa e madhe e njerëzve nuk duan regjimin e Ramës. Jemi në pikën që pjesa më e madhe e shqiptarëve ndihen të pështirosur nga egjimi”, deklaroi ai.

Andi Bushati theksoi se vota e 30 qershorit ishte një mbështetje për kauzat opozitare.

“Unë kam 1000 vërejtjr ndaj Bashës, por vota e 30 qershorit ishte një besim ndaj tij. Ka 2-3 zëra, shyqyr që ka. Kryetaët e partive tona nuk ikin, sepse i kanë uzurpuar. Opozita konfirmoi se ka ruajtur trupën e vet në këtë rrugë radikale. 30 qershori i dha besim Lulzim Bashës.

U votua fryma opozitare dhe jo njerëzit. Njerëzit ndoqën rrugën opozitare dhe nuk votuan Ramën. Urrejtja ndaj regjimit dhe mospranimi ndaj arrogancës kanë prekur njerëzit shumë, aq sa të bëjnë minimale edhe gafat e opozitarëve”, përmbylli Bushati.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb