Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se ka një tërheqje nga opozita, nga mos-lejimi i zgjedhjeve tek mos-njohja e zgjedhjeve. Bushati thotë se kjo është një tradhëti ndaj personave që dogjën mandateve dhe qytetarëve të cilët janë burgosur në protestat e opozitës.

“Vendimi i Ilir Metës sado të jetë formal, është edhe një vendim politik. Kam parë tre arsye përse ky është një vendim politik i sforcuar. Ilir Meta me këtë akt që ka bërë, ka dashur të mbulojë me gjethe fiku një tërheqje të Bashës dhe Kryemadhi. Nga “nuk do lejojmë zgjedhje” në “nuk njohim zgjdhjet”, është një hap i madh mbrapa. A është shantazh ndërkombëtar, a është frikë apo pafuqi, por që ka një tërheqje dhe një lënie në baltë edhe atyre njerëzve që kanë djegur mandatet apo kanë bërë burg, t’i thuash loja u anullua.

Me këtë akt Ilir Meta i ka dhënë një ndihmë opozitës, edhe po nuk u bë zjarr i madh në 30 Qershor kemi nëj shans për në tetor. E dyta, mund të interpretohet edhe nga ana tjetër. Edhe sikur sot Rama ta blejë Bashën, ata të PD-së në Kamëz, nuk pyesin për Bashën. Në këtë kuptim, akti i Metës, i jep një njeriu që do të hedhë e molotov, një lloj mburoje që ai nuk mund të dënohet me rregullat e kodit zgjdhor. Efekti i tretë, është ai që Ilir Metës i është bërë një proces, që nuk ka të drejtë ç’dekretimi, nuk ka precedent, etj.

Me aktin e sotëm, Meta i ka dhënë një koherencë aktit të vet, pra që ka ç’dekretuar një datë dhe ka dekretuar një datë tjetër, njëlloj si paraardhësit e mi”. E di ca frike kam unë, këta kujtuan se do bënin revolucion me leje. Revolucion me lejen e Amerikës nuk ka. Revolucion me license nuk ka, kush niset për të përmbysur sistemin, merr pushkën në krah”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb