Ish-lojtari i Holandës, Wesley Sneijder nuk u “kursye” ndaj Sergio Busquets. Sneijder shprehet se Busquets është një futbollist i bezdisshëm, i cili asnjëherë nuk bën lojë të drejtë.

“Busquets është lojtar jashtëzakonisht i bezdisshëm të cilit gjithmonë i lejohej të bënte ndërhyrje të pa lejuara. Por Busquets kur të merr goditje të palejuar nga ndonjë futbollist fillon të qajë. Busquets është lojtar i neveritshëm. Unë kam pasur zënka me të në çdo lojë”,- tha Sneijder.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb