Përurimi i një busti në nder të ish-kryeparlamentarit demokrat Pjetër Arbnori, i njohur ndryshe edhe si “Mandela i Ballkanit” ka bërë bashkë politikanët shqiptarë.

Në ceremoni janë parë si të majtët ashtu edhe të djathtët madje janë takuar e kanë shkëmbyer biseda me njëri-tjetrin.


Në fotot e siguruara nga LSA-ja Presidenti i Republikës Ilir Meta shihet afër ish-kryeministrit Sali Berisha e mes tyre ndodhet kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Në ceremoni është parë edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Përveç doktorit afër tij kemi parë dy prej kritikëve Genc Rulin dhe Besnik Mustafajn.


E ndërsa këta të dy janë parë afër kryetarit demokrat mbetet ende e paqartë nëse Jozefina Topalli, gjithashtu e pranishme në ceremoni të jetë takuar me Bashën. (Nga fotot e LSA-së nuk kuptohet).


Mes shumë personaliteteve politike nuk mungonin as kryebashkiaku Veliaj e ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: