TIRANE

Prej shumë kohësh përflitet se Kiara Tito dhe Butrint Imeri janë në një lidhje, por asnjëri nuk ka pranuar asnjëherë asgjë, madje kur janë pyetur e kanë mohuar diçka të tillë.

Fotot e të dyve së bashku janë të rralla, por edhe ato që janë ose janë të shkrepura nga paparacët ose janë të shkëputura gjatë emisionit “Select” në periudhën që Kiara e moderonte, ndërsa Butrinti ishte i ftuar.

Untitled 7
Untitled 7

Butrinti ditën e djeshme ka postuar një foto ku shfaqet së bashku me Kiarën. Të dy mbajnë shkopinj golfi në duar, në një fushë të gjelbër dhe të veshur sportivë.

“Hajt Hajt”, -vetëm kaq ka shkruar këngëtari në foton e postuar dhe s`ka dhënë asnjë detaj më shumë. Nuk e dimë nëse bëhet fjalë për ndonjë videoklip të tij, ku do të shfaqet edhe Kiara apo është thjesht një foto.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb