Deputetja e PD-së Ina Zhupa dhe juristi i njohur Agron Alibali, të ftuar në rubrikën Opinion në News 24 dhanë mendimet e tyre në lidhje me raportin e UNESCO-s për Butrintin.

Zhupa theksoi se qeveria shqiptare ka rrudhur qytetin e lashtë, pasi dëshiron që të bëjë atje vila. Ndërsa, Alibali vlerësoi se UNESCO mund të marrë edhe vendimin drastik, që të vendosë Butrintin në listën e trashëgimive në rrezik.

Ina Zhupa: Për herë të parë në një raport të UNESCO-s gjejmë shqetësime për menaxhimin. Raporti ka të bëjë me keqmenaxhimin në dy vitet e fundit. Qeveria ka kontribuar në raportin e UNESCO-s për Butrinin. Butrinti fatkeqësisht ndodhet sot përballë një menaxhimi, që nuk e ka ansjë shtet tjetër në botë, një koncesion. Qëllimi është fitimi, ku brenda do të ketë dyqane, restorante, bare, qendra kinemaje. UNESCO dëshiron që Butrinti të duket si në antikitet. Nëse Butrintin e rrethon dhe hyn në kufirin e Butrintit, mbetet si ishull që nuk ruan dot as peisazhin natyror. Qeveria do që të ndërtojë vila në Butrint, ka rrudhur qytetin e lashtë.

 

Avokat Agron Alibali: Raporti i UNESCO-s për Butrintin është kritik. Shqipëria është në monitorim të vazhdueshëm nga UNESCO. Qeveria shqiptare të zbatojë rekomandimet e UNESCO-s. UNESCO e ka marrë shumë seriozisht mbrojtjen e Butrintit, pasi e konsideron tepër me rëndësi mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Shqetësim tjetër është autenciteti i antikitetit të Butrintit. UNESCO mund të marrë vendim që ta vendosë Butrintin në listën e trashëgimive në rrezik e kjo do ishte keq për vendin tonë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb