Projektbuxheti i vitit 2020 për ish ministrin e financave Arben Malaj nuk fokusohet tek politikat sociale që i nevojiten vendit e as tek rritja e pagave dhe pensioneve . Malaj thotë se qeveria po shtrëngon rripin për të mbajtur nën kontroll stabilitetin e financave publike.

Sink Arben Malaj-Si studiues i tranzicionit dhe i financave publike duke parë shifrat e para dua të theksoj se buxheti është një instrument dhe thelbi I qeverisjes duhet të jetë tek politikat. E para tek politika sociale punësim dhe reduktimi I varfërisë. E dyta tek prioritet sektoriale aty ku mbështetet një zhvillim më I mirë I vendit që mund të jenë arsimi,shëndetësia, infrastruktura.

Por buxheti në vetvete ka një detyrim që të ketë stabilitet të financave publike. Në pikë të parë duket që buxheti ka këtë fokus. Pra politika e tjera nuk kanë ndonjë mbështetje të vecantë nuk ka politika të reja nuk ka rritje por synohet që të shtrëngohet rripi dhe të mbahet nën kontroll stabiliteti i financave publike.

Edhe për eskpertin e ekonomisë Zef Preçi me këtë projektbuxhet viijojnë të mbeten të njëjtat probleme në ekonomi. Sipas tij qeveria nuk ka sjellë asnjë të re për tiu përgjigjur sfidave, kryesisht në luftën kundër informalitetit, zgjerimin e punësimit apo rritjen e fuqisë eksportuese.

Sink Zef Preçi- shpreh të njëjtat simptoma, sëmundje dhe të njëjtat probleme që ka ekonomia shqiptare gjatë 4 vitvet të fundit që shprehen në një nivel të lartë evazioni, vështirësi në grumbullimin e të ardhurave buxhetore, mungesë ekspertize politika fiskale të pamenduara që në thelb kanë cuar në deformime dhe mundësitë për evasion janë rritur, dështim të aksionit kundër informalitetit dhe të marra sa bëshku këto kanë cuar në këtë situate.

Projektbuxheti i viti 2020 nuk parashikon ndërtimin e asnjë vepre të re në infrastrukturë, por mbështet projektet e nisura. Për ekspertët e financave nëse këto projekte vazhdojnë të vonohen dhe të kenë mungesë financimi atëherë keto do të jenë një barrë e rëndë për taksapaguesit.

Sink Malaj-Nëse ato vonohen se nuk janë studiuar mirë, nëse ato pengohen se mund të ketë vështirësi për ti financuar sic ndodhi këtë vit për ndërprerjen e financimti të rrugës kardhiq delvinë atëhere ne do të vazhdojmë të pagujamë kosto të rënda që janë një barrë jo vetëm për taksapaguesit por dhe për brezat e ardhshëm.

Sink Preçi-Po shtrengohet buxheti në të gjitha hallkat e tjera gjë që nuk mund të mos coj në përkeqësim të shërbimeve publike bazë sic janë arsimi apo shëndetësia megjithë rritjen tejet modeste që këto sektorë do të kenë në vitin 2020.

Dy ditë më parë ministrja financave Anila Denaj prezantoi projektbuxhetin e vitit të ardhshëm . Në tabelat që shoqërojnë buxhetin e vitit të ardhshëm qeveria nuk ka planifikuar rritje pagash por vetëm indeksim të pensioneve. Fondi për rritjen e pagave është zero. Qeveria ka prioritet koncesionet dhe jo rritjen e pagave per 150 mijë punonjësit e administrates në vitin 2020.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb