Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj ka kundërshtuar buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm. Gjatë diskutimit të draftit në komisionin parlamentar të Medias, Gjekmarkaj veçoi se qeveria ka rritur numrin e psikologëve të cilët shtohen me buxhetin e ri në arsim. Ndërsa për shkencën, tha Gjekmarkaj qeveria ka akorduar vetëm 0.06% të buxhetit.

“Po e filloj mjaft i impresionuar nga numri i madh i psikologëve që do shtohen me buxhetin e ri në arsim. Unë e kam një lutje sikur të na jepni ca dhe në këtu në Kuvend se njerëz jemi, në mesomoshë, ky ziafet buxhet na emocionon shumë, ndaj na duhet një përgatitje shpirtërore, që të menaxhojmë gëzimin se na bie zali!“, tha Gjekmarkaj me ironi.

“E dyta shoh që për shkencen keni vënë një buxhet 0,06 %! Eh ç’na duhet shkenca? Kush ja ka parë hajrin asaj! Janë shumë lek! Me shumë më pak se kaq mblidhni fjalimet e Babo Kryeministrit, ato të zonjës Spiropali që të kënaqin shpirtin”, vijoi deputeti demokrat.

Pjesë nga diskutimi në Kuvend

Po e filloj mjaft i impresionuar nga numri i madh i psikologëve që do shtohen me buxhetin e ri në arsim. Unë e kam një lutje sikur të na jepni ca dhe në këtu në Kuvend se njerëz jemi, në mesomoshë, ky ziafet buxhet na emocionon shumë, ndaj na duhet një përgatitje shpirtërore, që të menaxhojmë gëzimin se na bie zali!

E dyta shoh që për shkencen keni vënë një buxhet 0,06 %! Eh ç’na duhet shkenca? Kush ja ka parë hajrin asaj! Janë shumë lek! Me shumë më pak se kaq mblidhni fjalimet e Babo Kryeministrit, ato të zonjes Spiropali që të kënaqin shpirtin, i botoni ne kolanë me veshje fildishi, ne mos mjaftofshin ato ato keni te tjera, te ministrit të policise qe eshte hem demosten hem ciceron, nese duhen edhe me shtoni të Ulsise! Ato janë shkence e shkuar shkences , llaf e kaluar llafiit!

Jua shpërdani njerëzve për festa e biem rehat, në shkolla e Universitete dhe ju mbesin ca lek!

Tani në vitin 2013 thatë që do e bëni 5% buxhetin për arsimin! Birinxhi! Kanë kaluar 12 vjet dhe jeni tek 2,54%! Pra nje genjeshter e madhe propagande fillimi një trishtim kaq i tille vazhdimi!

Arsimi parauniversitar 1,79%, ai profesional 0,17%, arsimi i lartë 0,49%!

Shkencën po e keni respektuar me sa thamë!

Tani se cili do jetë fati i arsimit duket qartë!

Që të ketë shkollë duhet të ketë fëmijë! Por ata po ikin se prindërit e tyre nuk kanë as sinjitet as garanci as ekonomi me këtë qeveri! Raportet ndërkombëtare e nxjerrin në rënie pikiatë!

Kudo në Shqipëri mesuesit qortohen, patronazhohen, që t’i rrinë larg Opozitës dhe të duan Qeverinë! Kjo klimë presioni nuk nderon askënd as ju dhe është shenjë dekadence politike e etike! Rajoni, Kosova, Maqedonia për mos me citu Kroacinë dhe Slloveninë i kushtojnë arsimit 4 apo 4,6% … Ndaj e përsëris ky është një buxhet propagande, një stishë elektorale, pa thelb dhe si i tillë denoncohet prej nesh!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb