Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj duke folur në rubrikën “Opinion” në News24, tha se buxheti2025 nuk është zgjidhje për Shqipërinë.
Gjekmarkaj tha se zgjidhja për Shqipërinë janë propozimet e PD-së, ku mos ketë pensione minimale nën 200 euro, të ketë paga dinjitoze, të cilat ky projektbuxhet sot nuk i zgjidh.
Ai tha se nëse paratë nuk shkojnë për konçensionet korruptive apo inceneratorët fantazëm, mund të realizohen të gjitha propozimet e bëra nga opozita.
Deputeti demokrat tha se edhe protesta që do të mbahet nesër para Parlamentit është një kauz e drejtë, një kauz për dinjitetin e pensionistëve, që nuk mund të jetojnë me pensionet që marrin.
“Zgjedhjet e ndershme dhe të lira janë garanci edhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Sot vendi është te bandat, te paraja e pisët dhe te buxheti që vidhet dhe shpërdorohet”, tha Gjekmarkaj.
Deputeti demokrat tha se kjo lëvizje mekanike e vesit në Shqipëri ku qeveritarët fusin dorën ne xhepin tonë dhe pastaj e kalojnë në xhepin e tyre, duhet të marrë fund.
“Po rritet korrupsioni personal, kjo po ndodh në Shqipëri”, tha Gjekmarkaj.