Deputeti Agron Shehaj, kreu i partisë ‘Mundësia’ në emisionin ‘Opinion’ në News24 u shpreh se buxheti 2025 nuk i përgjigjet fare nevojave të qytetarëve.

“Në krahasim me nevojat paratë janë pak. Nëse do të kishim para mjaftueshëm duhet të rriteshin pensionet, pse nuk rriten? Buxheti është që të zgjedhësh se çfarë do të bësh me paratë. Problemi i shqiptarëve janë pensionet, arsimi, shëndetësia. Pra duhet të vendosësh kush janë prioritetet, ku do të çosh më shumë para. Ky buxhet i miratuar dje nuk i përgjigjet nevojave të qytetarëve”, tha Shehaj.

Ai theksoi se sot ka qytetarë që humbasin jetën në spitale sepse u ndërpritet kura. “Ky buxhet i zgjidh këto probleme? Jo. Buxheti i përgjigjet interesave të Edi Ramës. Në një rast i jep bonus pensionistëve sepse po vijnë zgjedhjet, ndërkohë që vazhdojnë vjedhjet. Buxheti është një gjë shumë e thjeshtë, do vazhdojnë të paguhen koncensionet e Beqajt, do të vazhdohet të paguhen koncensionet”, tha Shehaj.

Ai theksoi se një qeveri e përgjegjshme duhet të ndalojë vjedhjet dhe të zgjidhë problemet, ndërsa kjo nuk ndodh. “Shëndetësia nuk funksionin, duhet të paguash, edhe Edi Ramës ia kanë thënë në sy një gjë të tillë”, tha Shehaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb