TIRANË

Ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Arben Ahmetaj ka folur nga Kuvendi teksa shigjetoi drejtuesit e Partisë Demokratike.

Sipas tij, ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka ndërtuar rrugë, por ka hapur vetëm tendera duke lënë  më pas rrugët në mëshirë të fatit.

“Saliu nuk bëri rrugët, por bëri tendera. I la rrugët rrugëve. Të gjitha rrugët ishin hapur me dy ose tre milionë leke. Buxheti i infrastrukturës është një proces i maturuar. “, tha Ahmetaj.

Gjithashtu Ahmetaj u ndal edhe tek arteriet më të rëndësishme të rrugëve, që sipas tij do të përfundojnë përmes projektit 1 miliard dollar brenda 2021.

Ai pohoi se  qeveria në drejtimin e kryeministrit Rama po ia del mban të ulë  borxhin publik duke e përkthyer këtë më pas në rritje pagash dhe investimesh.

“Këtu ia vlen t’i referohemi Rrugës së Arbrit dhe rrugëve të tjera, të cilat  do të ndërtohen deri në 2021. E dini se projekti i 340 milionë dollarë i rrugës Tiranë-Elbasan sot i ka shkuar mbi 400 milionë dollarë.  Janë 190 mijë nxënës që përfitojnë nga librat falas, janë shumë mësues që përfitojnë  nga transporti falas. Po ulim borxhin, por rrisim investimet dhe pagat.”, shtoi ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: