Italia duhet të bëjë ndryshime thelbësore në projektbuxhetin e saj për vitin 2019 për të shmangur veprimet ndëshkuese nga Brukseli, deklaroi dje zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Valdis Dombrovskis.

Ekzekutivi i Bashkimit Europian kërcënoi se do të ndërmarrë masa kundër Romës sepse po planifikon një deficit prej 2,4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për vitin e ardhshëm, duke shkelur rregullat e eurozonës mbi buxhetin.

Në ditët e fundit, duket se Roma po shqyrton të ndryshojë shpenzimet në mënyrë që të ulë deficitin e planifikuar me 0,2%. Por kjo përpjekje nuk është mjaftueshëm, përcjell Atsh.

“Është e qartë që duhet një korrigjim thelbësor i trajektores fiskale, jo margjinal”, tha Dombrovskis për gazetarët në Bruksel.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: