TIRANË

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, drejtori i politikave fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera ka komentuar duke treguar strategjitë e investimeve që parashikon buxheti e vitit 2019.

Ai deklaroi se ky buxhet do të ndikojë në rritjen e investimeve në shumë sektorë, duke përfshirë shëndetësinë, arsimin, bujqësinë si dhe në shëndetësi.

Sipas tij, qëllimi parësor në politikat buxhetore është fakti për ta mbajtur ekonominë të stabilizuar përmes uljes  së borxhit publik dhe rritjes së investimeve.

“Buxheti është një ngjarje shumë e rëndësishme në ngjarjet dhe jetën e qeverisë dhe planifikon financat e vitit pasardhës. Ky buxhet është i ekuilibruar. Nga pikëpamja cilësore ai ndikon në stabilizimin e financave të shteti. Rritja ekonomike parashikohet në 4.3  për qind.

Ai është i rëndësishëm, sepse do të ul borxhin publik. Ai stimulon investimet publike, sepse kjo ndikon në pjesën e ofertës dhe kërkesës. Jemi të kënaqur me të hyrat në buxhet , janë rritur nga 24-28 për qind. Është rritur miradministrimi tatimor. Përjashtuar për dy vitet e para, për arsye se buxheti pati rritje tarifash tatimore, por ne kemi ulur më pas tarifat”, tha ai.

Duke u ndalur në sektorët prioritarë, drejtori i politikave fiskale në Ministrinë e Financave, theksoi faktin se qëllimi kryesor është rritja e e cilësisë shërbimit ndaj qytetarëve.

“Buxheti i 2019 synon përshpejtimin e rritjes së ekonomisë dhe përmirësimin e shërbimit të qytetarëve. Reforma në drejtësi është e rëndësishme, sepse ajo ka nevojë për fonde dhe ne e kemi financuar. Reformat administrative-territoriale, fiskalizimi, reforma e ujit dhe ne po hartojmë politika fiskale, që bazohet në taksim të ndershëm. Motorë të nxitjes së ekonomisë , janë 87 miliardë lekë që priten të investohen, në rrugë, në bujqësi etj.

Investimet kryesore në bujqësi, infrastrukturë, shëndetësi në arsim etj. Janë rreth 660 mijë të punësuar që janë subjekt i pagesës mbi pagën. Dikush që ka një pagë 35 mijë lekë, paguan më pak se dy  për qind tatim.  Ne duam të shkojmë në një ekonomi që në radhë të parë të jetë e  stabilizuar. Ne duhet të kemi në radhë të parë financat stabile dhe të qendrueshme”, shtoi ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb