Komisioni i Ekonomisë ka diskutuar buxhetin faktit të vitit 2017. Në këtë diskutim ishte i pranishëm Ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe përfaqësues të KLSH. Për ministrin Ahmetaj, buxheti i vitit 2017 mundësoi arritjen e disa objektivave duke marrë parasysh edhe që ishte një vit zgjedhor.

Por ndërkohë që Ahmetaj u shpreh se borxhi publik u ul dhe shpenzimet ishin nën kontroll, nuk kishte të njëjtin mendim dhe KLSH. Sipas Manjola Naços, deficiti buxhetor është më i lartë. Sipas përfaqësues së KLSH disa tendera janë zhvilluar jashtë afateve të përcaktuara duke rritur shpenzimet.

Përfaqësuesja e KLSH vuri theksin dhe tek rimbursimi i TVSH për veprat energjetike, të cilat sipas saj nuk rezultojnë në tatime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb