TIRANË

Kryetari i grupit demokrat në Kuvendin e Shqipërisë, Korab Lita hodhi akuza të forta ndaj qeverisë, ndërsa tha se sot për shkak të politikave të gabuara shumë qytetarë janë të detyruar të largohen nga vendi duke kërkuar azil në vendet e Europës. Duke folur për buxhetin faktit të 2018,deputeti Korab Lita theksoi se masat e marra nga qeveria nuk kanë dhënë asnjë impakt pozitiv tek qytetarët, por vetëm kanë thelluar varfërinë duke tkurrur xhepat e qytetarëve.

“Mijëra shqiptarë kërkojnë azil në Francë sepse është rritur varfëria. Pak muajsh keni larguar tre drejtorë tatimesh për mosrealizim plani të të ardhurave, por mos realizimi  i planeve nuk është faji i tyre, por është se ekonomia është gjithmonë në rënie, ky buxhet ishte rrënim i arsimit dhe protesta e studentëve e tregoi mjaft mirë këtë. Blerja me listë në familjet shqiptare po kthehet në tendencë në rritje. Nga ky buxhet kemi më shumë qytetarë të varfër dhe të zhytur në borxhe.  Shqiptarët paguajë më shumë taksa dhe marrin më pak të ardhura. Mbi 50 mijë familje janë përjashtuar nga skema sociale. Ju ftoj që të zbrisni nga makinat luksoze dhe të flisni dhe të dëgjoni hallet e bujkut, studentëve dhe shtresave të tjera shoqërore”-tha Lita.


(n.m/BalkanWeb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: