TIRANE- Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, nga kryesia e Kuvendit të Republikës ka prezantuar projektbuxhetin e vitit 2019.  Ministri në fjalën e tij tha se do të vijohet me nxitjen e punësimit në të gjithë sektorët.

Prezantimi i projektbuxhetit po zhvillohet në  këto momente në Kryesinë e Kuvendit. Ministri Ahmetaj theksoi se do të ketë rritje me 7 pikë përqindjeje në arsim, shëndetësi, por edhe në sektorin e mbrojtjes.

“Mbështes krijimin e vendeve të reja të punës. Rritja  pritet të mbështetet nga konsumi e investimet. Shkalla e papunësisë pritet të zbresë 12% . Ligji për tatim të të ardhurave, ulje në 8%”. Rritja e pagave në shëndetësi do të rriten me 7 për qind,  në shëndetësi dhe në arsim po me 7 për qind. Investimet publike janë parashikuar në 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, apo 88.8 miliardë lekë. Subvencioni nuk do të jetë më pasiv.”, tha ministri.

Ndërkohë ai u ndal edhe tek shifra  e parashikuar për shpenzimet për ndihmën ekonomike, e cila sipas ministrit të Financave dhe të Ekonomisë, është parashikuar të jetë 20.5 miliardë lekë.

“Skema e pensioneve i rëndon më pak buxhetit të shtetit. Mbi 200 qendra shëndetësore do të rikonstruktohen. Shpenzimet për ndihmën e konomike do të jenë në shifrat 20.5 miliardë lekë.”, shtoi ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb