TIRANË

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka prezantuar sot buxhetin për Arsimin e vitit 2019. Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët nga kryeministri Edi Rama, Nikolla u shpreh se buxheti mundëson rritjen e pagës për të gjithë mësuesit me 7 përqind.

“Buxheti i Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë për vitin 2019 është mbi 39 miliardë lekë. Menaxheri i Bankës Botërore nënvizoi se Shqipëria ka shënuar arritjen më të madhe në rezultatet e Piza 2015. Shqipëria ka shënuar rritje më të mirë në rezultatet e shkencave. Përkundër sa dëgjojmë për arsimin, monitoruesit e vertetë tregojnë se buxheti është i mirëpërdorur dhe reformat po japin rezultate. Buxheti mundëson rritjen e pagave për të gjithë mësuesit 7%. 1.5 miliardë lekë për rritjen e pagave. Sot kemi 700 mësues ndihmës nga një shërbim i munguar në 2013 por me buxhetin e 2019 do të kemi 1 mijë mësues ndihmës. Dhjetëfishojme oficerët e sigurisë në shkolla për 2019. Bëjmë detyrat e shtëpisë, në 2019 e shtrijmë në 90 shkolla të tjera. Ne jemi të vendosur për të ecur në rrugën e reformave në arsim”, deklaroi Ministrja Nikolla.

Ministrja theksoi se ky do të jetë buxheti i teksteve falas.
“Nga klasa e parë në të 5-tën falas dhe kategoritë në nevojë për 2019. 75 objekte të reja shkollore, terrene sportive laboratore. Mbajmë premtimin për sigurimin e 12 muajve paga për pedagoget. Por do të kryejmë inspektime se sa respektohet raporti trup administrative- nxënës”, u shpreh ajo.

Nikolla tha se akuzat për rritje tarifash janë të pavërteta dhe këtë mund ta konfirmojnë rektorët. “Tarifa mesatare e studimeve është 26 314 leke. 20 mln lekë për nxënësit ekselentë në mësuesi. Rritje të mbështetjes ndaj ekselentëve. Sot nuk mundet të regjistrohesh në disa universitete dhe nuk mund të doktorohesh pa qenë në universitet. Kemi ende shumë punë për të bërë por ky buxhet shkon në rrugën e shëndoshjes cilësore të arsimit”, tha ministrja e Arsimit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb