Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi, ka prezantuar 16 amendamentet e kësaj partie për Buxhetin e Bashkisë Tiranë 2025. Blushi tha se thelbi i propozimeve është ulje tarifash dhe shtim fondesh për shtresat më në nevojë.
Blushi tha se është kriminale që për një bebe do paguhen 50 euro dhe për një kafshë në Kopshtin Zoologjik do të jepen 20 mijë euro
“Së bashku me përfaqësues të grupit të Këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës do të denoncojmë sot jo vetëm projektbuxhetin 2025 të Bashkisë së Tiranës, si thellësisht antisocial, korruptiv dhe zhvatës të taksave të qytetarëve, por edhe do të publikojmë 16 amendamentet e Partisë së Lirisë për uljen e një sërë taksash, si dhe shtim të fondeve për kategoritë sociale më nevojë, që arbitarisht u janë mohuar nga Erion Veliaj, pasi interesi i tij nuk është të lehtësojë xhepat e qytetarëve dhe koston e lartë të jetesës, por është të shtojë vjedhjen përmes inceneratorit fantazëm të Tiranës, ku ai është pronari faktik i saj.
Shpërndarja e burimeve financiare tregon që për Bashkinë e Tiranës, proritet mbeten zhvatja e përbindshme e taksave të qytetarëve, nëpërmjet rritjes së shpenzimeve te personelit, shpenzimet administrative të Bashkisë, shërbimet policore, menaxhimi i mbetjeve, inceneratori fantazmë i Tiranës, pronari faktik i së cilit është Erion Veliaj dhe skemave kriminale 5D”, tha Blushi.
Amendamentet qe propozon Partia e Lirise per rritjen e fondeve per nevojat e zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjen sociale:
1. Anullimin e shpenzimeve per inceratorin e Tiranes ne vlerën 1.18 miliard leke
2. Uljen e shpenzimeve operative ne 20% me nje efekt 1.97 miliard leke
3. Uljen e shpenzimeve per investime ne 20% me nje efekt kursimi ne 2.9 miliard
4. Pergjysmimin e shpenzimeve te kopshtit zologjik dhe dekoreve me nje efeket kursimi ne 0.2 miliard leke
Amandamentet e Partise se Lirise per nevojat e zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjen sociale:
1. Rritja e shpenzimeve per zhvillimin ekonomik ne vleren 0.5 miliard lekë
2. Rritjen e shpenzimeve per mbeshtetjen direkt te bujqesise ne vleren 0.5 miliard leke
3. Rritja e shpenzimeve per shporten e bebes ne vleren 0.5 miliard leke
4. Rritja e shpenzimeve per projekte ne mbeshtetje te rinise ne vleren 0.25 miliard leke
5. Rritja e shpenzimeve per kujdesin social per nenat dhe vajazat ne nevoje ne vleren 0.5 miliard leke
6. Rritja e shpenzimeve per kujdesin social per te gjitha kategorite ne nevoje ne vleren 1.0 miliard leke
7. Mbeshtetjen e pensionisteve me ne nevoje me nje fond prej 0.5 miliard leke
8. Rritja e shpenzimeve per bonusit e qirase, te intresave, dhe permiresimit te kushteve te banesave ne vleren 0.5 miliard leke
9. Rritjen e investimeve per strehimin e drejte per drejte socaile ne vleren 2.0 miliard leke
10. Rritje e shpenzimeve per sportit ne vleren 0.5 miliard leke
11. Ulja e pagesave te kopshteve dhe cerdheve
12. Ulja e tarifes se ujit