Nga: ERJOLA JATA*
TIRANE – Duket se familjet shqiptare i kushtojnë një rëndësi të veçantë arsimit në Shqipëri. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave vihet re se familjet në Shqipëri i kanë kushtuar rëndësi arsimit në buxhetin e tyre, duke kursyer në ushqim për një shkollim sa më të mirë për fëmijët e tyre.

Sipas drejtorit te INSTAT-it, Gjergj Filipi, në vitin 2014, një person shpenzon mesatarisht 18 mijë lekë në muaj, nga të cilat 8 mijë lekë për konsum ushqimor dhe 10 mijë lekë për konsum jo ushqimor.

“Ndër shpenzimet për arsim të cilat zënë 4.2 % të buxhetit gjithsej peshën më të madhe e zënë pagesat në lidhje me kategoritë “Master” me 58.8 %.”- tha Filipi.

Po sipas kësaj ankete, qyteti i Tiranës ka përqindje më të lartë për shpenzimet për veshje.

“Nga disa gjetje në nivel rajonal mund të veçojmë: Dibra është qarku i cili pjesën më të madhe të buxhetit e shpenzon për ushqim dhe pije jo alkoolike me 49.2 % pasuar nga Vlora me 49.1 %. Në shpenzimet për veshje qarku i Tiranës ka përqindjen më të lartë 6.6 %. Berati është qarku me shpenzimet më të larta për shëndet me 6.4 %.”- u shpreh Filipi.

Anketa “Buxheti i familjeve 2014” na tregon se një familje shpenzon mesatarisht rreth 69 mijë lekë në muaj, po aq sa 8 vite më parë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: