Me një ngushëllim për familjet që humbën të afërmit e tyre nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntor, dhe urim për shërim sa më të shpejtë të plagosurve, deputetja Rudina Hajdari nuk kurse kritikat në adresë të qeverisë për mënyrën e menaxhimit të situatës.

“Dua t’i uroj shërim të shpejtë të lënduarëve. ata janë në zemrat tona në cdo moment. shpreh mirënjohje për cdo vullnetar që ofroi ndihmë, mjekët infermierët e cdo qytetar. Tregua një ndjenjë të pashembull solidariteti e kjo nuk është pak. Mirënjohje për ekipet e emergjencës, Kosovës e vendeve fqinje. Ju nuk reshtët deri në momentin e fundit, për të bërë të pamundurën. Falënderoj edhe mediat e gazetarët e cdo kush që u bashkua. Falenderoj cdo donator, shqiptar brenda e jashtë vendit. Nuk ka vlerësim më të lartë që ne treguam, një model frymëzimi për të gjithë. Kjo ndihmë nga aleatët nuk ishte për elitën po për shqiptarët. do ju jemi gjithmonë mirënjohës, puna e solidariteti juaj nuk ka për t’u harruar kurrë. Ai provoi se themelet njerëzore janë të pakufishme. Sot jemi për të diskutuar edhe për masat që duhen marrë tani e tutje.” -tha Hajdari ndërsa vuri theksin në rishikimin e buxhetit të vitit 2020.

“Buxheti duhet të rishikohet. Inspektimi i ndërtesave të zbatohet e mos lejohet shembja pa u bërë hetimi i plotë për cdo ndërtesë. Rindërtimi të nisë sa më shpejt, që të fillojmë shërimin e kësaj plage shoqërore. Duhen marrë masat për plotësimin e legjislacionit. Pasojat nuk përmbyllen në një ditë, ajo që mund të bëjmë është të ndihmojmë cdo kënd që është i prekur. Sot ka ende nevojë për ushqime, strehim, pavarësisht kontributeve, ndihma nuk ka ardhur në shërbim të barabartë për të prekurit. Ka ende kërkesa për strehim.

Kanë qenë kontributet vullnetare që kanë ardhur si ndihmë e parë. Ndihem e revoltuar dhe e shqetësuar, shumë familje nuk kanë ndihma, janë ende pa cadra. Thirrje kujtdo, ndihmat mos të centralizohen në një zonë. Nuk duhet të lëmë asnjë në rrugë, e asnjë fshat pa prekur. Gjëja e parë që qytetarët kërkojnë është procesi i revlerësimit të banesave. I kërkojmë qeverisë të vë cdo kënd në dispozicion. Shembja është një akti kriminal, përbën provë materiale për hetime penale.

Kjo situatë s’mund të shkojë pa mbajtur përgjegjësi. Qeveria nuk mund të anashkalojë këtë transparencë këtë herë. Meqë jemi në gjendje fatkeqësie, duhet të nisim nga anulimi i kontratave koncensionare. Të bëjmë cdo për t’ju gjendur pranë qytetarëve e të lemë metodat e vjetra të propagandës. Historia do marrë me vete abuzuesit e ata që do vjedhin. Nuk ka më kohë për fjalë por vetëm për vepra.’ u shpreh Hajdari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb