TIRANË

Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste është shoqëruar me debate.

Në një kohë që e gjithë vëmendja është përqendruar tek miratimi i buxhetit, siç duket në kampin socialist nuk ndajnë të njëjtin mendim. Gazetari Ergys Gjençaj bën me dije për ‘BalkanWeb’ se gjatë mbledhjes pati debate mes ministrit, Arben Ahmetaj dhe deputetit, Erion Braçe.

Shkak i debatit u bë kërkesa e Braçes për mostatimin e pagave deri në 400 mijë lekë. Kërkesë kjo që është kundërshtuar nga Ahmetaj. Ndërkohë, pak orë më vonë, Kuvendi rrëzoi poshtë kërkesën e Braçes.

“Nga shuma e pagave te deklaruara nga 20 mld lekë, paga deri 40 mije lekë të vjetra zënë vetëm 2.5 % të totalit si të ardhura nga puna, nga rroga, por të ardhurat mbi 4 miliardë, zënë 20% të gjithë rrogave.” – U shpreh Brace

Në përgjigje ndaj socialistit Brace, ministri Ahmetaj u shpreh se Taksa e sheshtë u merrte shqiptarëve 10% nga paga dhe e çonte në buxhet dhe pastaj qeveria e shkuar e bënte rrush e kumbulla, janë 123 mld dollarë në vit që shkojnë në xhepat e qytetarëve dhe progresivi teti ka bërë këtë, 97 % të punësuarve kanë ulje taksash.Fasha nga 300-400 taksohet vetëm 1.89%, taksim simbolik në konceptim e mbajtjes në burim vetëm për të qenë brenda sistemit.

Pjese e debatit u be edhe kryeministri Edi Rama. T”ani duke qenë se është bërë për një periudhë jo të vogël ky debat. Mos harrojmë që FMN kërkoi në 2013 për të filluar taksimin nga 15 mln lekë e kemi refuzuar. Është mirë që të mos dalim nga konteksti, kemi pasur një periudhë të vështirë për të vendosjen e rregullit. Ekonomistët i vlerësojnë shumicat edhe për atë që nuk ndodh. Kjo parti ka meritën që ka penguar që të ndodhë një katastrofë e dytë përveç asaj të 1997, ishim në prag falimentimi më pas filluam reformat. Paga 30-40 mijë lekë është mirë ta kujtojmë që taksoheshin 10%, tani 1.89%. Ata që janë 30 e poshtë nuk paguajnë asgjë. As të zbresim te 15 mijë lekë tatim as të zërojmë mbi 30 mijë lekë. Deti nuk u bë kos, këtu jemi më pas do të bëjmë më shumë duke krijuar më shumë mundësi.” tha Rama.

Gjatë seancës plenare, maxhoranca rrëzoi amendamentet e propozuara nga deputeti Erion Brace për paketën fiskale. Amendamentet e Braces të rrëzuar nga maxhoranca në Kuvend.
-Mosndryshim i taksës minerare..
-Rritje e taksës për lojërat e fatit nga 15% ne 30%.
– Zerim të taksës për shitjen e librave
-Rritje e fashës së pagës qe nuk tatohet nga 30 mijë lekë në 40 mije lekë
-Taksa e ndërtesës për Organizatat e personave me aftësi ndryshe të jetë zero.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb