Lajme të mira trokasin në dyert e “Djallit”. Skuadra e Milanit duket se ka rikuperuar në kohë dy futbollistë si Hakan Çalhanoglunë dhe Davide Kalbrian.

Dyshja e lojtarëve braktisi grumbullimin (Turqi dhe Itali U-21), por kjo duket se ka qenë me valë të shkurtra, sepse gjendja e tyre nuk është serioze dhe Milani pret  t’i shohë  ato në fushë.

Kjo ia bënë më të lehtë llogaritë trajnerit Gebaro Gatusso, i cili mund të marrë frymë lirshëm në ndeshjen me Lazion. Stërvitja gjatë ditës së nesërme do të zbardhë detaje të reja për sfidën e së dielën, por më parë duhet të presim për të parë se si do të rreshtohet skuadra e “kuqezinjve”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: