Buzëqesh Simone Inzaghi. Tekniku i “Nerazzurrëve” do të ketë të gatshëm për sfidën e së djelës ndaj Monzës, polakun Piotr Zielnski. Ish mesfushori i Napolit, duket se ka lënë pas problemet fizike, që bënë që të mungonte në javët e para të kampionatit dhe me shumë gjasa do të debutojë me fanellën zikaltër të djelën ndaj Monzës.

Por problemi i Inzaghit duket se e ka emrin Davide Frattesi. Ish mesfushori i Sasuolos po kalon ndoshta momentin më të mirë të karrierës, së fundmi realizoi sërish në fitoren e “azzurrëve” 1-2 në transfertë ndaj Izraelit. Një lluks i madh për trajnerin e kampionëve të Italisë të mbajë në pankinë një lojtar si Frattesi, ndaj dilema kryesore mbetet përfshirja e tij në formacionin titullar, ku reaprti i mesit të fushës është i mbipopulluar me “yje”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb