TIRANË

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se 85% e shqiptarëve refuzuan votimet moniste dhe kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në “Facebook”, Kryemadhi e përshëndet Ramën në anglisht, duke i thënë mirupafshim. Ajo e cilëson ditën e sotme fitore për demokracinë shqiptare dhe për popullin shqiptar.

POSTIMI
85% e shqiptarëve refuzuan sot votimet moniste të Edi Ramës. Refuzuan premtimet boshe. Refuzuan Ramën.
Kjo e sotmja është një fitore për demokracinë shqiptare! Pjesëmarrja ekstremisht e ulët është një fitore për popullin shqiptar e demokracinë në Shqipëri si dhe një goditje kundër diktaturës së Ramës.
Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve ?

P.S: Sado që ti mbushësh kutitë, shqiptarët të refuzuan. Bye bye Edi ?

Kryemadhi Fb
Kryemadhi Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb