Bylis vijon të rezistoj në krye, të paktën për momentin. Në pritje së çfarë do prodhoj sfida Partizani-Kukësi, Bylis mbetet ekipi i vetëm i pamposhtur në shtëpi, nuk arrin ti thyej as Teuta, madje durrsakët janë me fat që dolën me një pikë nga kjo transfertë. Ballshiotët dominuan kundërshtarin në çdo aspekt, krijuan raste për shënim por ishin të pasaktë në pasin final. Rezistuan edhe atëherë kur gjithçka iu kthye kundër, teksa mbeten me dhjetë lojtar, thjeshtë ky ekip javë pas jave po konfirmon se është një realitet i bukur i futbollit shqiptar.

Vendasin e nisën sfidën me marshin e 5-të duke krijuar disa raste për shënim si në minutën e 16-të ku Frashri u zgjat në limite duke i mohuar golin Bajramit. Celis dhe Guindo ishin rrezik konstant në portën e Frashrit por në asnjë moment nuk ishin të saktë as në pasin final e as në finalizim. Bylis ushtroj presion deri në minutat e fundit të pjesës së parë por pa mundur të gjejnë golin e avantazhit.

Ritmi i lojës nuk ndryshoi as me fillimin e pjesës së dytë me ballashiotët që kishin fjalën të parët por gjërat nisën të ndërlikoheshin pas minutës së 72-të teksa Peposhi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Teuta u s’postua në sulm duke përfituar nga epërsia numerike por Isli Hidi ishte i pakalueshëm. Në minutën e 85-të Hidi ishte thjeshtë me fat teksa sheh që topi i goditur nga Arapi devijohet duke përfunduar në traversë. Minutat e fundit nuk sollën ndryshim në rezultat, vetëm një karton të kuq për Todorovskin, një barazim pa gola që ngushton edhe më shumë ekipet në tabelën e klasifikimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: