Asgjë dhe askush nuk arrin të shkund Partizanin nga ky gjumë letargjik, nuk arrin ti zgjoj as tërmeti i fuqishëm me të kuqtë që vijojnë të ëndërrojnë për objektiva të madha dhe për cikle fituese por në realitet janë një ekip i prekshëm në çdo aspekt dhe aspak i frikshëm, të gjithë besojnë se mund ti marrin pikë, madje dhe në shtëpi, besoj dhe Bylis i cili edhe një herë konfirmoi se kampionët në fuqi janë shumë larg atij ekipi që një sezon më parë dominonte futbollin shqiptar.

Olsi Rama
Olsi Rama

Nuk lëkunden as drejtuesit e kuq, vijojnë ti besojnë trajnerit Franko Lerda pavarësisht se të gjithë gjërat flasin kundër tij. As skema e re nuk kishte asnjë efekt, sërish Partizani nuk ishte i rrezikshëm në sulm dhe nuk jepte as garanci në mbrojtje, repartet dukeshin të shkëputur dhe e kishin shumë të vështirë të lidheshin ndërmjet tyre. Edhe goli ishte një rastësi, një devijim i Peposhit i dhurojë të kuqve avantazhin në minutën e 72-të.. Në asnjë moment Bylis nuk u dorëzua besoi deri në fund dhe në minutën e 93-të Ntepe i vetëm në zemër të mbrojtjes tronditi Partizanin duke i marrë një pikë të vyer. Ballshiotët konfirmuan se rezultatet e tyre nuk janë aspak të rastësishme, janë një realitet i bukur i futbollit shqiptar, një ekip shumë kompakt që këtë sezon nuk sheh vetëm nga mbijetesa.

Lerda1
Lerda1

Për Partizanin ky ishte një shok i madh, një goditje e fortë një javë përpara derbit. Trajneri Lerda është i paralajmëruar, ndaj Tiranës kërkohet me çdo kusht fitorja për të kthyer fatet e nje sezoni që po shkon drejtë një dështimi të madh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb