Bylis mundi 1-2 Skënderbeun duke siguruar qëndrimin në elitë. Trajneri i ballshiotëve, Mezani bëri analizën e tij pas ndeshjes.
“Nuk është vetëm merita ime, është merita e Egbo, merita e Nevilit. Thjesht unë jam tani këtu dhe sigurisht më takojnë disa merita më shumë. Por është merita e të gjithëve. Ishte një ndeshje e bukur, e luftuar deri në fund dhe fati na buzëqeshi ne. Ishte e vështirë sepse ishte finale mes nesh dhe Skënderbeut dhe luhej në Korcë. Jam munduar që ekipi të jetë i qetë gjatë gjithë javës, edhe pse dihet që presioni ishte shumë i madh.
Kemi siguruar biletën për në Superiore sezonin tjetër. I thashë ekipit që nëse vinim për barazim në Korcë do të humbnim. Guxova me presionin lart sepse sic thashë, nëse rrinim në mbrojtje, do të humbnim”.
