Pikërisht në momentin kur të gjithë në shtëpinë e bardhebluve shpresonin dhe kërkonin nisjen e një ecurie pozitive për ti dhënë formë objektit titull, Tirana tronditet në Ballsh. Bylis i shkaktoi një humbje të rëndë që vendos dhe një herë në dyshim vazhdimësinë dhe objektivat e këtij grupi me Ardian Memën në krye.


Ekipi kryeqytetas nuk po arrin të stabilizoj dot mbrojtjen teksa pësuan gol pas vetëm 5 minutash lojë. Jurgen Goxhaj me kokë i çau në zemër të mbrojtjes duke kaluar Bylis në avantazh. Në momentin kur të gjithë prisnin reagimin e Tiranës, një gafe e pafalshme e Idriz Bathës i kushton shumë Tiranës, me Guindon që përfitoi në maksimum duke dyfishuar shufrat. Bylis ishte i papërmbajtshëm duke dominuar kundërshtarin në çdo aspekt.


Mema e nisi pjesën e dytë me dy zëvendësime të shpejta duke i dhënë më ritëm fazës ofensive. Në minutën e 65-të Ngo shërbeu për Dungën që me kokë rihapi ndeshjen. Tirana nuk kishte kohë as të festonte pasi Celis i mjaftuan 2 minuta në lojë për të shpikur një gol shumë të bukur duke sigluar shifrat në 3-1. Bylis vërtetoi edhe një herë se me meritë ndodhen në krye të klasifikimit në kuotën e 16-të pikëve.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb