Në fillim të sezonit askush nuk e mendonte. Madje, Bylis ka kaluar pritshmëritë e klubit, stafit teknik, lojtarëve dhe ndoshta të tifozit më optimist. Nëse në fillim të sezonit skuadra ballshiote ishte surprizë, tashmë konfirmohet një realitet i Superligës. Fitorja 1-0 në transfertën kundër Vllaznisë i lejon skuadrës së drejtuar nga Veljko Dovedan të ngjitet në vendin e dytë të renditjes me vetëm një pikë më pak se kryesuesit e Partizanit.

137d004b 1ec0 4462 8333 Cf10a1b85b79
137d004b 1ec0 4462 8333 Cf10a1b85b79

Një ecuri që e vendos bindshëm në garën për titull. Në futboll asgjë nuk është e pamundur, por a mund të jetë Bylis një “Leicester” i Superligës? Dovedan nuk vendos limite, por gjithsesi ka kritika për paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen e fundit.

2eb093a7 8265 4e80 A0c9 36c1918a2319
2eb093a7 8265 4e80 A0c9 36c1918a2319

“Ka qenë një nga ndeshjet më të dobëta, për mos të thënë më e dobëta ndaj isha i nervozuar. Kishim shumë raste, por gabuam dhe nuk arritëm të mbyllim ndeshjen. Për mua ka rëndësi të luhet futboll i bukur, pavarësisht rezultatit. Mund të shkojmë larg, por pa luajtur bukur nuk do të arrijmë aty ku duhet. Për të arritur objektivat duhet të luhet edhe një futboll I bukur”, është shprehur Dovedan. Në 12 ndeshje të këtij sezoni në Superligë, Bylis ka regjistruar pesë fitore, po aq humbje dhe një barazim, ndërsa ka mbrojtjen më të mirë të kampionatit me vetëm pesë gola të pësuar.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb