Tekniku i Bylisit, Nevil Dede dha mendimin e tij pas humbjes 2-1 me Egnatian.

“Përshëndetje! Ajo që nuk arritëm dot të bënim ishte besimi në vetevete. Prandaj skuadra u ndez sa shënoi. Kishim mungesa në pjesën e aprë u pa qartë. Gabonim shumë ndaj një kundërshtari kaq  të fortë. U çamë nga e majta, morëm golin e aprë pikërisht atëherë kur mendonim se ishim më të fortë. Na pengoi qarkullimi i Egnatias në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë luajtëm shumë më keq.

Çdo trajner ka një ide në kokë se si do të shkojnë gjërat. Në pjesën e dytë ndërruam vendosje dhe e kishim menduar këtë. Ndoshta duhej bërë më shpesh. Mund ta kisha filluar që në pjesën e parë me dy sulmues, por gjendja gripale nuk na jepte të drejhtë. Gjata ka vuajtur gjatë javës. Ruçi dhe kapiteni Abazaj po vuajnë nga virozat dhe janë me të vjellura.

Kemi përballë Egnatia, t’u japim meritën për punë që bëjnë. Në pjesën e dytë doja të luanim kokë më kokë.  Unë e di se ku do të përfundojmë me këtë skuadër. Kanë perspektivë përpara. Nuk besoj ndikon negativisht humbja. Sot patë Ousmane. Presidenti po e përforcon skuadrën. Të gjithë mendojnë se po dorëzohemi. Po kalojmë një moment shumë të mirë. Nuk jemi me kokën ulur”, u

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb