Fitorja me Vllazninë erdhi në momentin e duhur për Bylisin që po bindte me lojë, por që nuk po gjente pikët. Mallakastriotët kanë marrë 3-pikë që vlejnë shumë në aspektin moral, ndërsa nuk kanë bërë pushime, duke nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës.

Një pjesë e lojtarëve për të marrë minuta, kanë zbritur në fushë dhe janë aktivizuar me skuadrën “B”. Portieri Beqaj, Recife, Igor, Maçolli, Kasaj, Laercio dhe Uendel. Ndërkohë të mërkurën, Bylisi do të luajë në transfertë kundër Elbasanit.

Kur kanë mbetur edhe katër duele nga ndeshjet e vitit 2024, Bylisi synon që të grumbullojë sa më shumë pikë, ndërsa rivaliteti edhe në fundin e renditjes është bërë i ashpër. Ballshiotët kanë një kalendar “zjarri”, sepse do të luajnë vetëm një duel në fushën e tyre, me Partizanin këtë fundjavë dhe më pas e mbyllin fazën e dytë në Korçë dhe e nisin fazën e tretë me Teutën në Durrës, që do të jetë edhe sfida e fundit e vitit 2024.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb