Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, shkruan në “Facebook” se KQZ dhe Policia e Shtetit po dhunojnë të drejtën kushtetuese të qytetarëve që nuk pranojnë farsën antikushtetuese të 30 qershorit.


Ish-deputeti Bylykbashi thekson se këta dy institucione kanë ndaluar ecjen në grup dhe të folurën me zë të lartë, si dhe po dhunojnë të drejtën kushtetuese të lirisë së shprehjes, lirisë së medias, lirisë së tubimit dhe të drejtat që Kushtetuta dhe ligji u njohin partive politike.


Mesazhi i plotë:
KQZ dhe Policia: Ndalohet ecja ne grup dhe te flasesh me ze te larte! Dy repartet e Partise Socialiste, KQZ dhe Policia e Shtetit kane dhunuar te drejtat kushtetuese te shtetasve qe nuk pranojne farsen antikushtetuese te 30 qershorit.


Bordi i Monitorimit te Mediave i KQZ, dje me 28 qershor, ka paralajmeruar zyrtarisht mediat qe bashke me aktivitete zgjedhore, te mos transmetojne ‎asnje aktivitet politik gjate heshtjes zgjedhore. Kodi Zgjedhor, neni 77, percakton qarte qe ndalimet e heshtjes zgjedhore vlejne vetem per aktivitetet elektorale te SUBJEKTEVE ZGJEDHORE dhe per askend tjeter.

Policia e Shtetit, po dje me 28 qershor, kercenoi me burgim nese zhvillohen tubime te partive politike dhe shtetasve te lire qe nuk marrin pjese ne zgjedhje, ne periudhen e heshtjes zgjedhore dhe diten e votimit. Policia e Rames i cileson te paligjeshme dhe si cenuese te te drejtave te votuesve socialiste keto tubime proteste per mbrojtjen e te drejtes per te zgjedhur. Policia kerkon te ndaloje cdo tubim proteste edhe nese jane larg ambienteve te votimit te Partise Socialiste.

Partite politike qe nuk marrin pjese ne votime, sa kohe nuk bejne fushate per partite e tjera, veprojne mbi bazen e Kushtetutes Ligjit per Partite Politike dhe Ligjit per Tubimet. Kodi Zgjedhor dhe periudha zgjedhore nuk pezullon te drejtat e tjera kushtetuese te shtetasve. Media ka liri te plote te transmetoje lajme mbi aktivitete politike qe nuk jane fushate e subjekteve zgjedhore. KQZ dhe Policia, dy vegla te Kryeministrit, po dhunojne te drejten kushtetuese te lirise se shprehjes, lirise se medias, lirise se tubimit dhe te drejtat qe Kushtetuta dhe ligji u njohin partive politike.

4
4
5
5
6
6