TIRANE

Anëtari i Kryesisë së PD, Oerd Bylykbashi ka thënë se të protestosh për zgjedhje të lira e të ndershme dhe të mos heshtësh është precedent që i bën mirë rajonit.

Duke iu referuar situatës politike në vend dhe protestave, Oerd Bylykbashi thotë se të reagosh duke refuzuar këtë sistem të kalbur dhe të dalësh në protestë për të kërkuar zgjedhje të lira e të ndershme është një precedent që i bën mirë rajonit.

Deklarata e plotë:

Shembulli i keq per rajonin

Të fitosh zgjedhjet me bandat e kriminelëve dhe 19 prej tyre t’i bësh deputetë, më pas kriminelët përdhunues vrasës e trafikantë t’i bësh kryetarë bashkish që të kontrollojnë territorin dhe zgjedhjet, ky është shembull i keq për rajonin.

Të mbjellësh me drogë të gjithë Shqipërinë, të përmbytesh me drogë Europën, të shndërrosh vendin në lavatriçe të parasë së drogës, ky është shembull i keq për rajonin.

Të kriminalizosh politikën me paranë e drogës, korrupsionit dhe oligarkisë, të blesh zgjedhjet dhe të kthesh shtetin në parti, duke bërë presion mbi administratën dhe abuzuar me shtetin për të fituar zgjedhjet, ky është shembull i keq për rajonin.

Të kesh prova tëregjistruara për shitblerje vote dhe të pengosh hetimet me Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, që e ke vënë me votat e tua, ky është shembull i keq për rajonin.

Të zhvatesh çdo para dhe pronë publike për t’ia dhënë oligarkëve që të financojnë, ky është shembull i keq për rajonin.

Të kapësh sistemin e drejtësisë duke deformuar dhe korruptuar reformën në drejtësi, që të emërosh ushtarët e tu në organet e drejtesisë që, më vonë të të mbrojnë kundër hetimit penal për zullumet e tua, ky është shembull i tmerrshëm për rajonin.

Të mos reagosh, të mos thuash gjysëm fjale për të gjitha këto, të mjaftohesh vetëm me përmbledhje ekzekutive raportesh dhe të relativizosh problemet e rënda, është nje shembull i keq për të gjithë.

Të reagosh duke e refuzuar këtë sistem të kalbur dhe të dalësh në protestë për të kërkuar zgjedhje të lira e të ndershme, ky është një precedent që i bën mirë rajonit, sepse i tregon kujtdo që kërkon të bëhet kryeminister, se çfarë ndodh, nëse qeveris si Edi Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb