TIRANË- Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi deklaroi sot se qytetarët e Durrësit janë sot të papunë, nuk kanë kanalizime, s’kanë rrugë dhe s’kanë ujë. Përkundër inaugurimeve të objekteve dhe investimeve Bylykbashi solli një tablo krejt tjetër.

“Partia Socialiste ka 15 vjet që qeveris Durrësin. 8 vjet ka Vangjush Dako që mashtron qytetarët. 4 vjet më parë, Dako premtoi rehabilitim urban për të gjitha lagjet periferike të qytetit. Por ky është realiteti sot në Durrës dhe asnjë lagje nuk është rehabilituar.

Qytetarët janë sot pa kanalizime, pa rrugë, pa ujë, pa shërbime. Qytetarët janë të papunë. Sepse Dako dhe shpura e tij i përdorin qytetarët vetëm për tu pasuruar në kurriz të tyre.

Qytetarët kërkojnë model tjetër. Kërkojnë modelin e shpresës dhe punësimit dhe Durrës. Qytetarët do të votojnë Grida Dumën më 21 qershor”, tha deputeti Bylykbashi.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: