Obeziteti është një prej problematikave që prek cdo moshë në botë por edhe në Shqipëri. Gjithmonë e më shumë shohim njerëz mbipeshë e dëgjojmë të ankohen, duke kërkuar rrugë për të rrëzuar kilogramët e tepërt. Sipas specialistëve, konsumi i ushqimeve kalorike dhe të pasura në sheqer sjell dëmtimin e enzimave përthithëse të insulinës në trup duke shkaktuar shtim të madh në peshë. Në zonën tonë gastrike egzistojnë thuajse 2 kg baktere  të cilat sjellin rritjen e tendencës për të ngrënë ushqime kryesisht të ëmbla te cilat shtojnë peshën tonë. E njëjta gjë që ka ndodhur edhe me Valerian pacienten italiane, e cila gjeti zgjidhje të problematikës së saj nëpërmjet ndërhyrjes së bypass gastrik .

“Sapo kam mbaruar operacionin  dhe ndihem shumë mirë,  gjithçka shkoi ashtu sic pritej. Po rikuperohem shumë shpejt dhe kjo është shumë pozitive.  Zgjodha të vija tek Amerikan 2 mbi të gjitha për besueshmërinë ndaj mjekut, stafi është shumë i përgatitur dhe procedurat janë shumë të shpejta dhe efikase ndryshe nga sa janë në Itali.”

I pyetur për këtë ndërhyrje Kirurgu i përgjithshëm Prof.Dr Antonio Catona, i cili ka kryer të gjithë procedurat shprehet:

“Nuk është vetëm operacioni i bypass gastrik që kryhet. Ka edhe operacione të tjera të cilat i vijnë në ndihmë pacientëve të cilët kanë tendencën që të marrin peshë.

Duhet thënë se kemi dy ndarje të bypass gastrike : ndërhyrje intesinale dhe ato të absorvimit të ushqimeve. Mini bypass që kemi kryer tek pacientja i përfshin te dyja. Ndihmon në dobësim por gjithashtu edhe për të absorvuar ushqimin më shpejt. Dhe ul tendencën për të ngrënë ëmbëlsira dhe ushqime të dëmshme për organizmin. Prandaj sygjerohet të behet kjo ndërhyrje e të dyja pjesëve pasi ndikon në psikologjinë e pacientit dhe bën që pacienti të jetë më i qetë dhe më i shëndetshëm. Rezultati në fund është fantastik pasi edhe me kalimin e kohës nuk rimerret pesha dhe organizmi funksionon më së miri.”

Ushqehuni shëndetshëm dhe tregoni kujdes me kaloritë, e gjithashtu kujdesuni të kryeni analizat e duhura në kohë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb