MZHU: Ja pse moderatorja e konkursit përdori termin “fituese”*
GJIROKASTER – Në nisje të konkursit për projektin e Bypass-it të Gjirokastrës prezantuesja i la të gjithë më gojë hapur, kur tha: “E hapim konkursin me prezantimin e studios fituese!”
Në një reagim në faqen e tij në “Facebook”, arkitekti Besnik Aliaj shkruan: “Tmerr! Turp! Skandal!”
“E PAPARE: Dje ishim në konkurs në Gjirokastër: 3 studio finaliste, për bypass-in e Gjirokastrës në zonën historike …
Finaliste ishin studio: Atelier 4, Metropolis, dhe Son engineering. …
Hapet konkursi i qeverisë dhe del një vajzë e “sinqertë” që pasi hap konkursin, thotë rregullat e lojës me seriozitet maksimal por në fund bën një “gafe” frojdiane e shkreta … duke thënë në publik me plot gojë dhe me bindje:
E hapim konkursin me prezantimin e studios fituese Atelier 4 !!!!! :))))) :((((
Gajasje pa fund nga të gjithë të pranishmit! Por edhe trishtim e revolte për këtë korrupsion pa turp dhe ditën për diell! Fituesi u shpall pa filluar akoma konkursi …
Dhe sikur mos mjaftoje kjo juria edhe pse u mundua te lante (me falni) “mutin me shurre” ishte aq e pacipe dhe arrogante sa te shpallte ne fund zyrtarisht dhe publikisht fitues Atelier 4 ??!!! … Tmerr! Turp! Skandal! Jam pa fjale!
Te kuptohemi studio është në pune të vete! Bravo i qofte qe ka kaq sukses!
Mbetet te shohim vendimin final te Ministres se MZHU dhe Drejtoreshës së AKPT/Atelier Albania … Dhe te kuptojmë këtë simpati te madhe e flagrante. Madje duhet te shohim: A do kenë aq kurajo sa të nënshkruajnë këtë kontratë!
Te shohim … Po pres me kërshëri … Të tjerat paskëtaj vijnë!”- shkruan Aliaj.
MZHU: JA PSE MODERATORJA E KONKURSIT PËRDORI TERMIN SKUADËR “FITUESE”
Ministria e Zhvillimit Urban sqaron se për vetë rëndësinë e Gjirokastrës, shpallur si trashëgimi botërore e mbrojtur nga UNESCO, projektimi i BYPASS-it u vendos të organizohej një konkurs ndërkombëtar dhe me juri ndërkombëtare.
Tri ishin skuadrat, të cilat u shpallën fituese për të kaluar në fazën e dytë të konkursit, bazuar mbi eksperiencën dhe dokumentacionin e dorëzuar:
1. Studio Atelier 4
2. Grupimi i studios METROPOLIS me UNIVERSITETIN POLIS + G&K dhe CHËB
3. Grupimi i studiove SON Ndërtim+Projektim, C+S CAPPAI ASSOCIATE dhe F&M INGENERIA
Këto tri skuadra, të përzgjedhura nga faza e parë u ftuan të prezantojnë në Gjirokastër propozimet e tyre për temën e konkursit. Prezantimet e tyre u bënë sipas rendit alfabetik. Skuadrat e përzgjedhura nga faza e parë janë thirrur nga moderatorja e konkursit me termin “fituese”, duke iu referuar faktit që kanë fituar garën për të kaluar nga faza e parë në fazën e dytë dhe finale.
Përzgjedhja u bë nga një juri,e përbërë prej 7 anëtarësh, ekspertë të fushave të arkitekturës, urbanistikës, arkeologjisë, trashëgimisë historike e kulturore e planifikues transporti. 4 prej tyre, mes të cilëve edhe kryetarja e jurisë janë ekspertë ndërkombëtarë:
1. SOFIA T. KOLONIAS –Drejtore e Departamentit të Urbanistikës dhe Planifikimit në Universitetin Politeknik të Athinës
2. ELISABETTA TERRAGNI – Dekane e shkollës së Arkitekurës ‘Cooper Union’ në Neë York dhe arkitekte me praktikë në Neë York e Milano
3. ANDREAS FAORO – Arkitekt dhe Urbanist me praktikë në Hollandë
4. EAH ËHITMAN-SALKIN – Zv. Redaktore e Harvard Design Magazine
5. ARTA DOLLANI – Drejtore e Institutit të Monumenteve të kulturës
6. SOKOL KIKINO – Planifikues transporti
7. LORENC BEJKO – Profesor Doktor në Shkencat Arkeologjike
Pas disa orësh diskutimi juria shpalli fitues të fazës së dytë dhe fitues të konkursit për projektimin e BYPASS-it të Qytetit të Gjirokastrës, propozimin e studios Atelier 4 me argumentin se ka ofruar:
– Zgjidhje konkrete, të realizueshme në një kohë të shkurtër e me kosto optimale
– Alternativë të mirëfilltë e të zhvilluar përtej fazës konceptuale
– Zgjidhje të përzgjedhur mes analizës paraprake me shumë kritere në disa variante të mundshme
– Një matricë paraprake të vlerësimit të trafikut, kompozimit të tij dhe parashikimeve për zhvillimin nëpërmjet matjeve direkte
– Trajektore te shkurter prej vetem 568 m.
Shpallja e rezultatit është pasuar me një reagim në rrjetet sociale dhe median elektronike që evokojnë një opinion të arkitektit Besnik Aliaj, rektor i universitetit “Polis, pjesë e Grupimit të studios METROPOLIS, njëri prej fituesve të fazës së parë.
Në funksion të transparencës, që karakterizon çdo konkurs të organizuar nga “Atelier Albania”, informojmë se, juria ka argumentuar se, Studio Metropolis, kishte bazuar propozimin e saj më tepër në një strategji te turizmit. Dhe propozimi për gjurmën e Bypass-it, shtonte në qytetin historik më shumë se 2 km rrugë të reja. Ky ishte edhe motivi kryesor, pse juria e vlerësoi negativisht dhe jofitues propozimin e studios Metropolis; për një impakt të madh në qendrën historike të Gjirokastrës, krahasuar me dy propozimet e tjera konkuruese.
Pjesëmarrja e vetë zotit Aliaj, nëpërmjet studios që ai përfaqëson, në konkurset e organizuara dhe më parë nga “Atelier Albania” konfirmojnë në fakt, të kundërtën e pretendimeve të tij.
Studio Metropolis ka marrë pjesë në disa konkurse ndërkombëtare dhe është shpallur fituese në disa procese të prokurimit publik.
1. “Metropolis” është shpallur fituese si studio lokale në projektin e Vijës Bregdetare të Vlorës, për të cilën ka punuar edhe për projekt-zbatimin, i cili po realizohet sot.
2. Metropolis është shpallur fituese në proceset e projektimit urban financuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve nëpërmjet FSHZH.
3. Kohët e fundit është shpallur fituese në procesin e konkurrimit për hartimin e 26 planeve vendore, shpallur nga MZHU, konkretisht për hartimin e Planit Vendor të Shkodrës, në bashkëpunim me skuadrën e Arizona State University.
“Zoti Aliaj duhet të kuptojë se format e përbaltjes të natyrës politike dhe fabrikimi i skenareve të paqenë, që ai ka adoptuar, nuk mund ta përjashtojnë nga garimi i ndershëm dhe nuk mund të kenë efekt në vlerësimin e paanshëm profesional, që institucionet, apo entet prokuruese zhvillojnë sot.
Ai duhet ta kishte kuptuar këtë, pasi sikurse renditëm edhe më sipër, z. Aliaj dhe ekipi që ai drejton janë shpallur fitues në gara të tjera, pavarësisht se si shprehet ai për to.
Fakti që zoti Aliaj vijon të marrë pjesë në konkurset e organizuara nga institucione të qeverisë, tregon se ai dhe studiot e tij kanë besim në proceset e konkurrimit që organizohen, për çka e falenderojmë”- thekson MZHU.
(er.nu/BalkanWeb)