Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 petë sfoljatë, 150 gr proshutë, 150 gr djathë të verdhë, 50 gr djathë të bardhë, 2-3 gj majonezë, 1 kokërr vezë, Fara susami, Kripë, piper.

Përgatitja

Grijmë përbërësit e mbushjes së byrekut (proshutën dhe dy llojet e djathit) dhe i përziejmë.

Hapim petën sfoljatë, e spërkasim me pak miell dhe e hapim pak me një rule që të hapet pak me shumë se masa që është. E presim petën sfoljatë në 4 shirita horizontalisht dhe vertikalisht. Në çdo katror hedhim nga një lugë nga masa e mbushjes dhe i mbështjellim byreçkat. Lagim anët me vezën e rrahur me pak qumësht ose ujë dhe i palosim duke i mbyllur me majën e një piruni.

I vendosim byreçkat në një tavë, i lyejmë me furçë me pak vezë, i spërkasim me fara susami dhe i vendosim byreçkat të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 25 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb