Nga: ZONJA KATERINA

Përbërësit

4 peta byreku, 1.5 kg kungull te verdhe, 1 gotë sheqer, 1 majë luge kripë, 1-2 lugë miell, Vaj ulliri

Fillimisht grijmë kungullin e verdhë në rende, e përziejmë me një majë luge kripë dhe e lemë në një kullesë të kullojë. Nëse petët i përgatisim vetë, zemë brumin, e lemë të pushojë dhe më pas hapim 4 petë.

Pasi kungulli të ketë kulluar e shtrydhim me dorë duke e marrë pjesë-pjesë dhe e vendosim në një enë ku shtojmë sheqerin dhe miellin. Këtë mbushje mund ta përgatisim dhe në një mënyrë tjetër duke vendosur në një tenxhere kungullin e grirë dhe duke e lenë derisa të reduktohen lëngjet. E spërkasim me pak kripë, e lemë të ftohet dhe më pas e trazojmë me sheqerin dhe miellin.

Lyejmë një tavë me pak yndyrë dhe vendosim dy petë duke i spërkatur përsëri me pak vaj. Vendosim mbushjen me kungull dhe më pas shtrojmë dy petët e tjera. E spërkasim në fund sipërfaqen e byrekut me pak vaj dhe e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë Celsius për 45-50 minuta.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb