Nga: ZONJA VJOLLCA
1 pako peta
1 kungull i ëmbël
150 gr gjalpë
100 gr sheqer
1 lgj miell
1 gotë qumësht
4 kokrra vezë
6 gjethe borziloku

Qumësht, yndyrë, 1 vezë për petët


Vendosim në një tas të vogël 1 vezë, 100 ml yndyrë dhe 100 ml qumësht për spërkatjen e petëve.Presim kungullin, e pastrojme atë nga brenda me një lugë duke larguar farat dhe fijet e brendshme. E qërojmë nga lëkura dhe më pas e grijmë në rende nga pjesa më e trashë. Pasi e grijmë kungullin e spërkasim me pak kripë dhe e lemë të pushojë për 10 minuta që kungulli të nxjerrë ujin e tij (nëse dyshoni se e keni tepruar me kripën mund ta shpëlani kungullin dhe mepas ta shtryshni fort).
E vendosim kungullin në një tas ku shtojmë 3 lugë gjalpë të shkrirë, 100 gr sheqer, 1 lugë miell, 1 gotë qumësht, vezët e rrahura dhe borzilokun e grirë hollë.
Lyejmë tavën me pak yndyrë dhe vendosim fillimisht 2 peta poshtë, i spërkasim ato me yndyrën trazuar me qumësht dhe vezë. Vendosim përsëri dy petë, i spërkasim me pak yndyrë. Pasi të kemi shtruar 6 petë poshtë vendosim mbushjen me kungull dhe më pas vendosim petët e tjera dy nga dy spërkatur me yndyrë. Mbledhim anët e byrekut, i lyejmë anët dhe qendrën me yndyrën e trazuar me një vezë dh e vendosim byrekun në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-35 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: