Nga Zonja Katerina
Përbërësit

6 petë, 8-10 feta proshutë / 150 gr pançetë, 2 luge gjalpë, 2 lugë vaj ulliri, 150 gr djathë kaçkavall, 1 filxhan pana, 3 kokrra vezë
Kripë, piper i zi, piper i kuq.

Përgatitja

Në një tigan që nuk ngjit kaurdisim proshutën ose pançetën.

Lyejmë një tavë me pak gjalpë dhe shtrojmë petët duke i spërkatur me gjalpë të shkrirë dhe vaj ulliri.

Përziejmë vezët me panen, djathin e grirë në rende dhe proshutën. Shtojmë kripë, piper të zi dhe piper të kuq dhe masën e përgatitur e hedhim mbi petët e shtruara në tavë. Kthejmë petët rreth e rrotull mbushjes duke e lenë byrekun të hapur në mes.

E vendosim më pas byrekun në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb