NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

1 pako peta, 400-500 gr djathë kaçkavall, 4 kokrra vezë, 2 gota qumësht, Kripë, piper i zi, piper i kuq, 2-3 lgj gjalpë
2-3 lgj vaj ulliri

Përgatitja

Lyejmë tavën me pak gjalpë të tretur dhe vendosim gjysmat e petëve duke i spërkatur me yndyrë (gjalpë i shkrirë + vaj ulliri). Bëjmë shtresën e parë me djathë dhe më pas vendosim petët e tjera përsëri duke i spërkatur me yndyrë. E presim byrekun në racione sipas dëshirës.

Rrahim vezët me qumështin duke shtuar dhe pak kripë, piper të zi dhe piper të kuq. Masën e përgatitur e hedhim mbi byrek dhe e lemë 5-10 minuta që të përthithet nga petët. Më pas e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-45 minuta.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb