Nga: ZONJA VJOLLCA*
Byrek me gjizë në tigan

500 gr miell
2 lugë gjellë vaj
1 lugë gjelle uthull
1 lugë çaji kripë
220 ml ujë të vakët
100 gr niseshte (për hapjen e petëve)
250 gr gjizë
2 kokrra vezë
50 ml kos
Koper

Fillimisht zemë brumin me miell, ujë, kripë, vaj dhe pak uthull. E punojmë mirë brumin për 10 minuta dhe e lemë në temperaturë ambienti të pushojë për 20-30 minuta të mbuluar me pecete. Ndërkohë në një tas përgatisim mbushjen duke trazuar gjizën me vezë, kripë dhe koper. Hapim një petë dhe vendosim në mënyrë të çrregullt në të gjithë sipërfaqen copëza nga mbushja, e palosim petën 2 herë në mesin e saj. Më pas bëjmë dhe dy palosje nga ana e kundërt me qëllim që palosjet të barazohen me vijën e mesit, në fund e rrotullojmë duke i dhënë një formë rrumbullake. Byrekun e skuqim në tigan me pak vaj dhe e servirim të shoqëruar me dhallë.

(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb