Nga Zonja Katerina
Përbërësit

8 peta byreku, 1 kg jeshillëqe të ndryshme (spinaq, pazi, labot, lëpjetë, hithra qepë të njoma, etj), 1 filxhan kafeje oriz
Erëza të freskëta, Vaj ulliri, Kripë.

Përgatitja

Kaurdisim fillimisht qepën e thatë, më pas shtojmë qepët e njoma dhe i lemë derisa të zbuten pak. Shtojmë në fund erëzat e freskëta dhe këtë masë e shtojmë në enë ku kemi vendosur jeshillëqet e lara mirë dhe të shtypura pak. Shtojmë kripën dhe orizin, i përziejmë mirë dhe më pas i vendosim në një tavë të lyer me gjalpë ku kemi shtruar 4-5 peta byreku spërkatur me yndyrë. Mbi mbushjen me jeshillëqe shtrojmë petët e mbetura. E spërkasim sipërfaqen e byrekut me pak yndyrë dhe pak ujë dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 45-50 minuta.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb