NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

1 pako peta
5 kokrra vezë
600 gr kos
300 gr salcë kosi
80 ml vaj
Kripë
1 vezë për në fund

Pergatitja

Në një tas rrahim 5 kokrra vezë të plota, shtojmë vajin dhe e përziejmë mirë me vezët. Më pas shtojmë pjesë pjesë salcën e kosit duke vazhduar përzierjen. Në fund shtojmë kripën dhe i trazojmë të gjithë përbërësit derisa të formohet një masë homogjene.

Në një tavë vendosim një letër pjekje duke e mbuluar të gjithë sipërfaqen e tavës. Mbi letër shtrojmë 2 petë duke mos i spërkatur fare me yndyrë. Më pas marrim një petë dhe e palosim ate si fizarmonikë zig zag me një gjerësi 3 cm ose 2 gishta fletët e fizarmonikës. E vendosim më pas në tavë në anë petën fizarmonikë dhe kështu vazhdojmë me të gjitha petët e tjera derisa të mbushet tava. Petët nuk duhet të ngjeshen shumë njëra me tjetrën por duhen lënë lirshëm. Në fund me një spatul hapim hapësirat e fizarmonikës dhe hedhim kremin me kos me vezë duke lenë pak krem për në fund, të cilin e trazojmë me një kokërr vezë dhe më pas e hapim mirë mbi të gjithë sipërfaqen e byrekut.

E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 25-30 minuta.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: