Recete nga znj Eneida
Përbërësit
1 kg kungull portokalli
1 L qumësht
4 vezë
150 gr sheqer
100gr gjalpë
1 lugë gjelle miell
1 lugë gjelle niseshte
Pak kanellë
100 gr arra
6 petë
Pergatitja
Kungullin e grijmë në rende dhe i shtojmë qumështin, vezët, sheqerin, gjalpin e shkrirë, miellin, niseshten, kanellën dhe arrat.
Petët i lyejmë me vaj dhe i vendosim në tavë. Vetëm njërën prej tyre e pjekim dhe e vendosim mbi petët në tavë. Vendosim mbushjen dhe petët e mbetura i kthejmë mbi mbushje. Anët e byrekut do jenë të mbuluara, mesi do jetë i zbuluar. E pjekim me 190 gradë. Kur të ftohet e spërkasim me sheqer pluhur.
(BalkanWeb)