Nga Zonja Katerina
Përbërësit

5-6 petë të gatshme, 3-4 petë të përgatitura vetë, 300-350 gr djathë të bardhë, 300 gr oriz, 6-7 vezë, 3-4 lgj vaj ulliri, Kripë, piper.

Pergatitja

Fillimisht ziejmë orizin në mënyrë aldente në raportin dy me tre (2 kupa oriz – 3 ujë).

Rrahim vezët, thërrmojmë djathin dhe së bashku me 3-4 lugë vaj ulliri i shtojmë tek orizi.

Lyejmë një tavë me pak vaj dhe shtrojmë 3 petë duke i spërkatur me pak yndyrë dhe duke i rrudhosur. Vendosim më pas mbushjen me oriz dhe mbi mbushje vendosim 2 petë të tjera byreku duke i rrudhosur dhe duke i spërkatur përsëri me yndyrë.

E presim më pas byrekun në racione (por jo duke e kaluar thikën deri në fund) dhe e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-45 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: