Nga: ZONJA VJOLLCA
1 pako peta
800 gr patate
2 kokrra qepë
1 spec të kuq
1 spec të verdhë
200 gr djath të bardhë
2 kokrra vezë
Vaj ulliri
1 lgj gjalpë
150 ml qumësht
Kripë, piper i zi

Fillimisht qërojmë patatet, i presim në kubikë 0.5 cm dhe i kaurdisim me pak vaj sa të zverdhen pak. Qepën e kaurdisim derisa ajo të zverdhet mirë, shtojmë specat të prera në kubikë të vegjël njësoj si pataten. Në një tas të vetëm bashkojmë patatet me 50 ml qumësht, 1 kokërr vezë të trazuar më parë me kripë, piper dhe 2 lugë qumësht. Të gjithë përbërësit i bashkojmë në një tas të vetëm duke shtuar dhe djath të bardhë të thërrmuar. Byrekun mund ta bëjmë në role duke spërkatur me yndyrë dhe bashkuar 2 petë, shpërndajmë në ½ e sipërfaqes së petës mbushje dhe e mbledhim role. Kështu vahdojmë derisa të përfundojnë petët dhe mbushja. Ose mund t’a bëjmë në tepsi, e spërkasim me pak yndyrë tavën, shtrojmë 2 petë i spërkasim pak me yndyrë, vendosim pak mbushje duke e shpërndarë atë në të gjithë sipërfaqen. Vendosim përsëri 2 peta, shpërndajmë pak mbushje, kështu vazhdojmë derisa të mbarojë mbushja dhe petët. Në çdo dy petë duhet të bëjmë lyerjen me yndyrë. E vendosim byrekun me patate të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 25-30 minuta
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb