Nga: ENEIDA ÇAKERRI

Për brumin e byrekut
500 gr miell
Rreth 300 ml ujë
Pak kripë
1 lugë uthull

Për mbushjen:

2 prasë mesatarë
500 gr mëlçi
200 gr oriz
Nenexhik
Kripë
Piper të zi
Vaj ulliri
1 vezë
50 ml qumësht

Përgatisim brumin duke trazuar gjithë përbërësit. E ngjeshim dhe e lëmë të pushojë 30min. Më pas e ndajmë në 10 pjesë të barabarta dhe e hapim kuleçe sa pëllëmba e dorës. I lyejmë me vaj ulliri ndërmjet dhe i vendosim njëri mbi tjetrin duke i ndarë në dy pjesë me nga 5 kuleçë. I hapim të gjithë bashkë në 2 petë pak më të madhe se tava.
Përgatisim mbushjen duke skuqur prasët e prerë në feta në vaj ulliri. Shtojmë mëlcitë dhe vazhdojmë skuqjen. Në fund shtojmë orizin dhe 400 ml ujë. Shtojmë nenxhik, kripë dhe piper të zi dhe e lëmë të ziejë sa të avullojë uji. Vendosim një petë poshtë, mbushjen, një petë lart dhe e mbyllim nga anët. E presim në katrorë nga lart dhe shtojmë vezën e rrahur me qumështin. Tundim tavën që veza të depërtojë dhe te mbushja. E pjekim në 200 gradë për 40 minuta maksimumi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb